Tr*ndit Robert Nolfe pasi Parashqevia u fut ne psikiatri: Une dhashe shpirtin, i paguajta 12 vjet shtepine, me beri gjêne e rëndë

Një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen e publikut në lidhje me historinë e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku.

Ish-bashkëshorti i saj, Robert Nolfe, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të bëjë një deklaratë të gjatë, duke shpjeguar detaje të reja dhe delikate mbi marrëdhënien e tyre, divorcin, dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi familjen e tyre.

Deklarata është ndarë me publikun nga Elton Ilirjani, i cili e ka përkthyer dhe përcjellë përmes platformës Instagram.

“Roberti vijon dhe thotë edhe diçka tjetër. Kur filloi të bëhej shqetësuese situata ishte në momentin kur Parashqevi nuk pranonte që djali të mos shkonte as në shkollë dhe nuk pranonte dhe nuk lejonte që djali të vizitohej te një doktor apo te një dentist dhe këtu Roberti filloi që të angazhohej më tepër”.

“Roberti vazhdon dhe shprehet më tej në deklaratën e tij që edhe pse ishin ndarë De Facto, në vitin 2007, ai kishte paguar qiranë e shtëpisë në të cilën jetonte Parashqevi Simaku, deri në vitin 2010. Pra, edhe 3 vite të tjera.

Dhe vijon më poshtë në deklaratën e tij dhe thotë që ai vazhdoi të paguante një shtëpi tjetër me qira për Parashqevi Simakun në të cilën ajo u strehua deri në vitin 2018. Pra, sipas llogarive i bie, dhe sipas deklaratës së tij që ai ka paguar qiranë e shtëpisë së tij, në të cilën strehohej Parashqevi Simaku, plot 12 vite, që nga momenti që ai nuk jetonte më me atë në të njëjtën shtëpi”.

“Roberti vazhdon më tej dhe thotë që gjatë procesit gjyqësor Parashqevi Simaku nuk u paraqit në gjykatë plot 4 seanca. Dhe pas takimit që bëri gjykata me një punonjës social, gjykata vendosi, pra gjyqtarja në atë kohë, vendosi t’i bëhet një vlerësim psikiatrik Parashqevi Simakut, por në këtë rast Roberti vijon dhe thotë në deklaratën e tij që ajo nuk pranonte asnjëherë të bëhej ky vlerësim dhe largohej nga zyra e doktorit dhe nuk pranonte që të bëhej një vlerësim i saj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *