‘Oksigjeni iku komplet…’/ Xhensila rrëfen betejën e vështirë me Covid-19: I lutesha Zotit, më ler të jetoj vajzën

Xhensila Myrtezaj është një ndër vajzat më të dashura të ekranit shqiptar. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku ka rrëfyer disa copëza nga jeta e saj.

Xhensila ka folur për fëmijërinë, për familjen, Ajkën, Besin, projektet muzikore dhe momentet e vështira që ajo ka kaluar.

Një prej tyre ka qenë vetëm pak muaj para kur ajo dhe vajza, Ajka u infektuan me Covid-19. Xhensila rrëfeu se ishte vogëlushja e saj e cila shfaqi për herët të parë simptomat dhe më pas ajo vetë, menjëherë ata si familje u karantinuan derisa menduan se gjithçka kaloi.

Mirëpo, jo gjithçka mbeti me aq pasi Xhensila pasi rezuloi negative pati një tjetër moment të vështirë, aq të vështirë sa mendoi se jeta “kaq ishte”.

“Një moment shumë i vështirë që unë kam kaluar ka qenë i këtij viti, lidhet me Covidin. Nuk kuptoja se çfarë vajza kishte, kishte temperaturë gjatë gjithë kohës dhe nuk i ulej. I bëj të gjitha ekzaminimet doli se nuk kishte virozë, infeksione.

Por, unë këtë e kuptova pasi mua më iku nuhatja. Më kishte dhënë disa simptoma. U transferova te shpia në Lalëz u karantinuam, bashkë me vajzën edhe pse Besi nuk e kishte erdhi me ne qëndroi me ne bëri një sakfiricë shumë të madhe. Pasi vajza u shërua unë ndjeva që kisha simptomat e covidit. Pasi dolëm negativë të gjithë familjarisht, mendova se ja hodha. Gjatë kthimit nga Lalzit ishte ditë e dielë diku afër Vorës ndjej një goditje shumë të fortë në kraharor.

Vajzën e kisha mbrapa, shtrëngova Besin dhe ai e kuptoi se çfarë kisha se isha e ftohtë. E vetmja gjë që mendova ishte se kaq ishte për mua, filluan të dridhurat, oksigjeni iku pothuajse komplet. E vetmja gjë që më erdhi O Zot pse tani që kam vajzën afër, pasi Ajka është aq e rritur sa të kuptojë. Shkuam te spitali Amerikan 3, kam shkuar me 175 të rrahurat e zemrës dhe 18 tensionin. Unë thjesht i lutesha Zotit që “o Zot më ler këtu ta jetoj vajzën, Besin, mos më humbasë mami mua se ka patur një jetë të vështirë”. Pas gjitha analizave dola se isha shkëlqyeshëm. Kardiologu më sugjeroi që është panik ataku. Unë nuk kisha dëgjuar kurrë, skam patur probleme të shëndetit mendor. Të gjitha frikërat që kam pasur shpërthyen në atë moment”, rrëfeu Xhensila.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes