Lirohet nga detyra Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka. Gjovalin Loka është liruar nga detyra e Drejtorit të Sigurisë Publike dhe pritet të emërohet diku tjetër.
Loka e mbante këtë detyrë që prej 15 shkurtit të vitit 2018, ndërsa më herët ka mbajtur edhe disa pozicione të tjera drejtuese, i fundit drejtor i DVP Shkodër.
Nga shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, z. Loka vijoi më pas në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit, si ajo e Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës./shqiptarja
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!