Nënshkruhet peticioni/ 240 mijë sportdashës kërkojnë përsëritjen e ndeshjes Francë-Zvicër, ja çfarë dyshohet

Franca tashmë është eli minuar nga EURO 2020, por ndeshja me Zvicrën mbetet në qendër të debatit.

Kritika të mëdha në drejtim të Didier Deschamps, por në anën tjetër edhe me mënyrën se si ‘gjelat’ i elim inuan ndaj Zvicrës.

Ishte në gjuajtjen e penalltive, një moment jete dhe vde kje, dhe tifozët kanë një dyshim në lidhje me elim inimin e kampionëve të botës.

Siç raportohet nga RTL Sport, janë më shumë se 240,000 njerëz që kërkojnë të përsërisin ndeshjen midis Francës dhe Zvicrës .

Ata kanë nënshkruar peticionin përmes faqes ‘Les Lignes Bougent’, ku ky peticion ka marr mbështetje në orët e fundit.

Kjo po bëhet pasi shumë tifozë kanë dyshime që penalltia e fundit e gjuajtur nga Kylian Mbappé, ylli i Francës, e që u prit nga Yann Sommer, portieri zviceran.

Në ankesë thuhet se portieri i Borussia Mönchengladbach, nuk e respektoi rregullin që portierët nuk duhet të lëvizin nga vija e portës.

Kjo shihet edhe me imazhet nga ai moment.

Por si përfundim UEFA nuk do të pranojë përsëritjen e ndeshjes, pasi e gjithë situata u rishikua nga VAR dhe vendimi nuk ndryshoi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP