Këngëtarja e njohur greke fiton zemrat e shqiptarëve, këndon shqip këngën popullore

Këngëtarja e mirënjohur greke, Glikeria, ka surprizuar shqiptarët në mbarë botën, pasi ka kënduar për herë të parë në gjuhën shqipe.

Glikeria ka fituar zemrat e shqiptarëve, teksa ka kënduar në kanalin televiziv “Mega” këngën popullore shqiptare “25 gërsheta”.

Kënga e përpunuar nga muzikanti shqiptar në Greqi, Dasho Kurti, dhe e kënduar nga këngëtarja e njohur është publikuar në “Facebook” nga komuniteti shqiptar në vendin fqinj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP