“E bëri të birin sanduiç mes tij dhe timonit”, Blendi Gonxhe tregon ngjarjen e paprecedentë në Tiranë

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, ka postuar në rrjetet e tij sociale një skenë që ka hasur në segmentin Sauk-TEG, ku një prind me shpejtësi 80-100km për orë mbanë pranë vetes fëmijën e tij të mitur.

Në momentin kur Gonxhe i ka bërë shenjë, ai e ka hedhur fëmijën në sediljen e pasagjerit por pa i vendosur rripin e sigurimit.

“Kthehesha nga puna, në unazë, segmenti Sauk-TEG, një Volvo SUV hyn në parakalim në kthesë pa sinjal, e arrij dhe ç’të shikoj! Fëmija 6-8 vjeç në rimon, koka e fëmijës trupimët te xhami, prindi shofer po argëtohej me 80-100 kmh me të birin sandviç mes tij dhe timonit! I bëj shenjë me kujdes: -je çmendur? A je në vete?!!!Reagoi duke e hedhur fëmijën te krahu i pasagjerit, në këmbë, i pa lidhur me rryp sigurimi, në ecje! Prindi një mesoburrë, mbeta pa fjalë, i shokuar dhe i trishtuar. Nuk arrita të filmoja dot skenën por hyra në shtëpi gjakprishur. Imagjinoni çfarë shembulli merr ai fëmijë, truri i tij sfungjer që krijon që tani nocionet më të gabuara, rreziku, papërgjegjshmëria, kurajo e atij prindi në mes të ditës në një nga akset më të trafikuara të kryeqytetit, tmerr!”, shkruan Gonxhe.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP