“Pagova vetë për arkìvolin e Caroline”, familja e vìktìmës përgënjeshtron pilotin grek: Ja ç’ndodhi 10 ditë para ngjarjes së rëndë

Të tjera detaje dalin në dritë nga kr imi i rëndë që tronditi Greqinë, ku piloti 32-vjeçar mbyti bashkëshorten e tij 20-vjeçe, Caroline, në sy të foshnjës 11-muajshe. Media greke protothema, duke iu referuar deklaratës së bërë nga avokati i familjes së Carolina Crouch ka përgenjeshtruar pilotin.

Sipas tij, 10 ditë para vr asjes, nëna e Caroline i kishte dhënë dhëndrit të saj, Babis Anagnostopoulos, një shumë prej 20 mijë eurosh. Kjo deklaratë vjen pas dëshmisë së pilotit 32-vjeçar në bu rg, i cili pretendoi se kishte paguar për ark ivolin e 20-vjeccares.

Avokati i familjes fatkeqe, Thanassis Harmanis tha se piloti jo vetëm që kërkoi 2,200 euro për ark ivolin, por edhe 2,000 euro për transportin e trupit të Caroline në Alonissos. “Sa i vlefshëm është pretendimi i një burri që për 37 ditë detyroi autoritetet të kërkonin 3 gra bitës që mbytën nënën e fëmijës së tij dhe qenin e tyre? Talenti i pashembullt i aktrimit solli lotët në sytë e njerëzve me ndjeshmëri”, tha avokati.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP