Zjarr i madh në një servis makinash në Fushë-Pezë, rrezikon edhe një servis pranë, në vendngjarje tre zjarrfikëse

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në një servis makinash në Fushë-Prezë.

Bëhet me dije se zjarri ka rënë në një servis që është në pronësi të Çim Memës. Zjarri ka përmasa të mëdha dhe raportohet që rrezikon edhe një servis tjetër që është aty pranë.

Dyshohet se zjarri në servisin e Memës është i qëllimshëm. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre zjarrfikëse të cilët po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP