Aktori i Bollywoodit Aamir Khan dhe producentja Kiran Rao janë ndarë, pas 15 vitesh martesë.Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti përmes një deklaratë të përbashkët. Ata anë thënë se do ta rrisin bashkë djalin e tyre dhe se do të vazhdojnë të punojnë në projekte filmike.
“Në këto 15 vjet së bashku, kemi ndarë eksperiencat e jetës, kënaqësinë dhe të qeshurën”, thuhet në deklaratë.
Khan 56-vjeç dhe Rao 47-vjeçe janë takuar për herë të parë në vitin 2001 ndërkohë që janë martuar pas katër vjetësh. Ata kanë thënë se tani duan të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre, jo më si çift bashkëshortor por si familje për njëri-tjetri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!