Arbana apo Luana? Merr fund dilema, ja kush do të jetë moderatorja e “Big Brother VIP”

Shumë shpejt do të kthehet në ekran “Big Brother”, por këtë herë ndryshe do të jetë për personazhet Vip.

Mirëpo gjatë kësaj kohë ka pasur diskutime rreth asaj se kush do të jetë drejtuese e emisionit, ka pasur shumë aludime mes Arbanës dhe Luana Vjollcës.

“Prive” ka mësuar nga burime të sigurta pranë Top Channel, se moderatorja e këtij programi që pritet të nisë së shpejti do të jetë Arbana Osmani.

Moderatorja do të kthehet në këtë format pas katër vitesh mungesë. Ndryshe nga çfarë kemi parë vitet e kaluara, këtë vit Vip-at do të duhet të ambientohen në një shtëpi larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme.

“Big Brother Vip” do të zhvillojë edicionin e parë në studion “Nova”, krijuar enkas për spektakle të këtij lloji disa vite më parë.

Vetë Arbana nuk ka reaguar ende për këtë konfirmim. Momentalisht ajo ndodhet me pushime me familjen e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes