Vatra e zjarrit aktive prej 3-4 ditësh, shkrumbon rreth 1 hektarë me pisha në zonën e Vithkuqit

Një zjarr masiv që ka përfshirë zonën e Vithkuqit, në Majën e Jankës ka shkrumbuar një hapësirë prej rreth një hektarësh me pisha.

Burimet për Panorama.al tregojnë se prej 3-4 ditësh ky zjarr vijon të jetë aktiv, duke shkrumbuar bimësinë e kësaj zone.

Mësohet se ende vijojnë ndërhyrjet me mjete rrethanore për izolimin e vatrave aktive.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë po punohet për shuarjen e tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes