Lushnje/ Po udhëtonte me motor dhe del nga rruga, plagoset një 24-vjeçar

Një aksident u regjistrua pasditen e kësaj të diele në fshatin Kamçisht në Lushnje.

Një 22-vjeçar i cili po udhëtonte me motor me një tjetër person, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri.

24-vjeçari me iniciale R.S. i cili ishte pasagjer, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 17:00, në fshatin Kamçisht, shtetasi K. Ll., 22 vjeç, banues në Zhym, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi R. S., 24 vjeç, banues në Gjazë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i motomjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP