Presidentja e KE-së bën thirrjen e fortë: Të hiqen masat për udhëtarët nga Ballkanit Perendimor

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje ër shtetet e BE-së që të heqin masat shtrënguese anti-COVID për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, situata me pandeminë në këtë zonë është e qëndrueshme, ndaj udhëtarët e Ballkanit Perëndimor nuk përbëjnë rrezik për shtetet europiane.

“Numri i rasteve me Covid-19 është ulur ndjeshëm. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën e partnerëve për të cilët ndalimi i udhëtimit duhet të hiqet. Certifikata EuCovid do të lehtësojë udhëtimin mes vendeve tona. Financimet e BE janë të vlefshme për të ngritur sistemet e nevojshme në rajon”, shkruan Von Der Leyen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes