Miliarderi Mark Zuckerberg feston 4 Korrikun duke drejtuar mjetin elektrik të surfit (fotot)

Shefi i rrjetit social Mark Zuckerberg publikoi dje një video ku shihej që festonte festën e Pavarësisë së SHBA, duke drejtuar mjetin elektrik të surfit në Hawaii.

Në videon e postuar Zuckerberg shihet që lundron përmes ujit me bordin e tij elektrik të surfit te kompanise Lift Foils.

Zuckerberg zotëron disa mjete të tilla që sipas kompanisë prodhuese kushtojnë rreth 12 000 dollarë. Por kësaj here miliarderi duket se ka perfeksionuar aftësitë e tij teksa ishte parë edhe verën e shkuar me një mjet të tillë, por duke u rrëzuar më shpesh.

Mjeti inovativ elektrik mund të lundrojë në ujë me shpejtësi deri në 25 milje në orë (40 km/orë) por kërkon ndihmën e një barke për nisjen.

Zuckerberg raportohet se ka blerë prona në vlerë më shumë se $100 milion në Hawaii ku kalon shpesh pushimet me gruan e tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP