Mbyti 20 vjeçaren në sy të foshnjes, shoku i autorit zbulon detaje te reja nga ngjarja e rëndë: Kur pamë Caroline-n, na bëri…

Mb ytja e 20-vjeçares britanike nga burri në sy të foshnjës në 11 Maj dhe që u zbulua 37 ditë më pas vijon që të jetë në qendër të mediave greke, jo më për autorësinë, por mbi motivin, teksa hipotezat janë të shumta, ndërsa piloti vrasës ndodhet pas hekurave.

Piloti Giannis Halvatzis, një nga kolegët e Babis Anagnostopoulos ka rrëf yer në një intervistë për mediat greke se 32-vjeçari ishte i ftohtë dhe narcist.

“Babis ishte gjithmonë pak i largët dhe i ndrojtur, i mbyllur. Ai ishte një pilot i mirë, por edhe pak narcist. Diçka që është disi normale, kur je pilot në një moshë kaq të re” tha ai duke kaluar më pas te lidhja me Carolinën.

“Ne e kishim parë Caroline dhe na bëri përshtypje mosha e saj (e mi tur) dhe ma rrëdhënia e tyre. Ai nuk na tregoi sa vjeç ishte, por dukej sikur ajo ishte një vajzë e vogël”. Lajmi për vr asjen e Caroline dhe faktit që ishte Babis autor “na ra si një bo mbë” tha më tej ai.

“Gjëja e fundit që më shkonte në mendje ishte që Babis do të vr iste një njeri. Në fakt, ai i donte shumë edhe kafshët. Prandaj më bëri përshtypje që ai v rau qenin“.

Giannis Halvatzis tregon edhe bisedën me Carolinën para martesës me pilotin. “Ajo ishte e qeshur, bashkëpunuese, një vajzë shumë pozitive, por dukej se ishte e vogël. Ajo më tha se ata do të martoheshin në Portugali dhe kur e pyeta pse? Ajo më tha “ne duam ta jetojmë martesën tonë si një përrallë“.

Caroline ishte një vajzë aktive dhe, ndër të tjera, merrej me kikboks. Trajneri i saj që nga shkolla e arteve marciale në Alonissos, foli për një talent të rrallë që u detyrua të ndalet, duke nënkuptuar Babisin si përgjegjës.

“Caroline ishte një sportiste shumë e mirë, mbase më e mira që kaloi në këtë shkollë. Ajo ishte një vajzë mrekulli, një talent unik, që fatkeqësisht ndaloi kikboksin jo sepse ajo dëshironte, por sepse atë e detyruan” tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP