“Ma këpute shpirtin vëlla”/ Ndahet nga jeta gazetari shqiptar, prek me fjalët bashkëpunëtori i tij

Mëngjesin e kësaj të marte është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Zhabari.

Zhabari ishte kthyer nga Zvicra për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur përmes një postimi bashkëpuntori i tij i ngushtë, Gazmend Morina.

Postimi i plotë:

“Ma këpute shpirtin vëlla Blerim

Me pikellim të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë Blerim Zhabari.

Blerim, ishe shoku me besnik, njeri i urtë e intelektual i dalluar, veteran që lë Zvicrën për t’iu bashkuar në orët e para UÇK-së, gazetar i shquar e familjar i devotshëm.

Nga asgjë krijuam së bashku një medium, të cilën ma besove nga dita e parë dhe kurrë nuk me lë vetëm në asnjë sfidë. Ishe vëllau im dhe këshilltari im në cdo moment që më duhej. Një libër me shkru për virtytet e tua është pak.

Nuk do të të harroj kurrë shoku im i jetës! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Blerim!”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes