Regjistrohen 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga dy mijë 143 testime të bëra për COVID-19, nga të cilët 10 kanë rezultuar pozitivë.
Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërkaq janë shëruar edhe 16 persona.
Kujtojmë se në këtë vend janë identifikuar 2 raste me variantin e ri Delta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!