Shumë vizitorë, jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj, e cilësojnë bregdetin shqiptar një destinacion të preferuar për të kaluar pushimet e verës. Nuk janë të paktë personazhet e njohur që promovojnë bukuritë e vendit.
Një nga ata është edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli, i cili ka zgjedhur të kalojë disa ditë në Shqipëri.
Krahas një fotoje të publikuar në llogarinë e tij të “Facebook”, ai e krahason vendin tonë me Kroacinë, Spanjën dhe Maldivet.
“Ne nuk kemi nevojë për Maldivet, Spanjën apo Kroacinë kur kemi Shqipërinë”, shkruan Pacolli.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!