Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në zonën e Alliasit, në Tiranë.
Mësohet se një person është hedhur nga kati i pestë i një pallati.
Siç raporton News24, personi ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur i varur në një pjesë metalike, duke terrorizuar banorët.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka marrë menjëherë për ta transportuar në spital, pasi ishte me shenja jete.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!