Një 64-vjeçar është vetëh edhur nga kati i pestë i një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Njazi Meka”, në kryeqytet.
Mësohet se i moshuari me iniciale Z. B.ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur i varur në një pjesë metalike, duke shkaktuar panik tek banorët.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka transportuar në spital, pasi 64 vjeçari ishte me shenja jete.
Tiranë/Informacion paraprak:
Me datë 06.07.2021, rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka”, është hedhur nga lartësia shtetasi Z. B., rreth 64 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!