Me sezonin e verës fillojnë edhe shumë problematika në zonat bregdetare. Duke qenë se dhe pandemia ka goditur ekonominë prej më shumë se një viti, kush e kush mundohet që të fitojë sa më shumë para për të mbuluar “humbjen” e vitit të kaluar.
Mirëpo disa arrijnë të fitojnë edhe duke shkelur ligjin. Siç shihet dhe në videot e mbërritura në redaksinë e Newsb omb.al, përpara Olea Residence në Drimadhe bëhet nami me skafe dhe motorra uji në breg të detit, aty ku praktikisht është e ndaluar të ankorohen apo të lundrojnë mjetet lundruese.
Territori i kufizuar me piketa është territor i ndaluar për këto mjete lundruese, pasi është i parashikuar vetëm për pushuesit. Policia nuk denjon as t’i gjobisë e as të marrë masa për heqjen e tyre nga zona e pushuesve, pasi përbëjnë rre zik të shtuar.
Jo pak herë në bregdetet tona kanë ndodhur incidente deri me vd ekje, për shkak të lundrimit brenda te rritorit të ndaluar të disa mjeteve të lundrimit në pronësi të kujtdo./newsbo mb
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!