Familja ishte me dorë në zemër, arrêstôhet 50 vjeçarja që po tråfìkonte vogëlushin 12 vjeçar

Policia e Sarandës ka bërë të mundur arr estimin e 50-vjeçares B.M, banuese në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar.

Ajo është kapur duke tra fikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjeç, nxënës në klasën e gjashtë, nga Bathorja e Tiranës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se i mituri u gjet ditën e sotme në Sarandë. Prej dy ditësh ai ishte shpallur i zhdukur nga familjarët. Prindërit e vogëlushit, kërkuan ndihmën e emisionit “Me Zemër të hapur”, në “News 24” për të gjetur djalin.

Babai i tij, ka apeluar ndihmë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ka deklaruar se djali 12-vjeçar është larguar nga banesa pa asnjë njoftim. Mes lotësh dhe dh imbjes babai i 12-vjeçarit ka rrëfyer se ka ndodhur edhe herë të tjera largimi i tij nga banesa, por që nuk ka tentuar kurrë që të mos kthehej.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes