12-vjeçari nga Bathorja u raportua i humbur dhe u gjet në Sarandë, zbardhet se për çfarë e shfytëzonte 50-vjeçarja (EMRI)

Një 50-vjeçare ra në prangat e policisë, pasi akuzohet se po shfrytëzonte prej disa ditësh 12-vjeçarin nga Bathorja.

Në pranga ra Bukuroshe Muharremi, pasi ka shfrytëzuar 12-vjeçarin për të lypur.

“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i të mi tur ve”, shtetasja B. M., 50 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi është konstatuar duke shfrytëzuar 12-vjeçarin për të lypur”, njofton policia.

Kujtojmë që familja po kërkonte ndihmë, pasi djali i tyre 12-vjeç ishte zhd ukur pa lënë gjurmë. Por pas dy ditësh ai është gjetur në Sarandë, atje ku edhe 50 vjeçarja po e shfrytëzonte për të lypur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes