Në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të dyshuar për variantin Delta të koronavirusit. Lajmin e konfirmon Instituti i Shëndetit Publik, një njoftimi të posaçëm për mediat. ISHP thotë se numri i testimeve është shumë i lartë por ende nuk ka asnjë sinjal për prezencën e këtij varianti.
“Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së COVID19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në reagimin e ISHP.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!