Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka njoftuar se ditën e nesërme për rreth dy gjashtë orë do të këtë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.
Energjia do të ndërpritet nga ora 10:00-16:00 dhe zonat që do të preken janë pjesërisht rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Riza Cuka” në Laprakë, rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore.
“Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër 8 korrik gjatë intervalit kohor 10:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Pjesërisht rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Riza Cuka” në Laprakë, rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore”, njofton OSHEE.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!