Moderatorja Arbana Osmani është kapur keq me një nga ndjekëset në Instagram.
Së fundmi Arbana po kalon disa ditë pushime në Kretë, me burrin e saj Eduart Grishajn dhe me dy djemtë, Jonin dhe Diellin. Ajo ka ndarë momente gjatë pushimeve me djemtë e saj në rrjete sociale, por jo të gjithë ndjekësit e pëlqejnë këtë fakt.
Me një foto të postuar nga Arbana gjatë pushimeve në Kretë, ndjekësja i komenton duke e kritikuar për mëmësinë. Ajo i tregon moderatores të ulet me këmbë në tokë dhe të bëhet sa më e thjeshtë me njerëzit. Arbana i kthehet duke i shpjeguar se në fillim është një nënë, e më pas një ‘star’. Ajo ka treguar se është aq e thjeshtë, sa është një shqiptare që nuk kishte shkuar në Kretë.
“Po pse moj Arbana ndonjë Star je ti që ke bërë çudira në këtë botë e po të prishej privatësia?! O zot, uluni o gocë me këmbë në tokë e bëhuni sa më të thjeshtë me njerëzit se s’ju kushton asgjë. Pordhët e shqiptarëve gjasme “VIPA”. Dhe sa për udhëtimin, s’ka shqiptar që s’ka shkuar në Kretë, mos bej sikur po na e tregon ti!“, – ka shkruar ndjekësja.
“Star me një bebe 8 muajsh që grindej nga vapa dhe një 6-vjeçar që kërkonte lego. Superstar. Dhe nënë. Që në një moment të caktuar duhet të bëjë nënën, jo starin. Dhe që fatmirësisht ka njerëz që e kuptojnë. Dhe sa për udhëtimin në Kretë, unë isha një shqiptare që nuk kisha shkuar dhe e shijova shumë dhe ia tregoj kujt të më dojë qejfi mua”,- i përgjigjet Arbana.
Kjo nuk është hera e parë që moderatorja qëndron e hapur ndaj komenteve kritike të ndjekësve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!