Shqiptari përplas motorin me dy pasagjerë, pamjet e aksidentit të rëndë (Video)

Italia ka shpërthyer në festë pasi mundi që të kalonte në finalen e Euro 2020. Tifozët në Cuneo festuan pas përfundimit të ndeshjes duke mos pyetur për rregullat e Covid dhe as për ligje. Dhe për shkak të thyerjes së rregullave ka ndodhur një aksident ku është përfshirë edhe një shqiptar.

Ai ka përplasur një motor me dy pasagjerë dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nëpër telefonat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, të cilët siç duken nga pamjet shokohen pas asaj që ndodh.

Shqiptari po drejtonte një makinë tip Fiat Punto dhe teksa po kryente disa manovra në shesh përplaset fuqishëm me një motor. Aty udhëtonin një djalë maroken 20 vjeç së bashku me një adoleshente 14-vjeçare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP