Pozat e Selena Gomez po bëjnë “namin”, shfaqet pa ‘Photoshop’ me barkun e fryrë dhe celulit (Foto)

Selena Gomez mesa duket po bëhet influencuesja e parë në botë që “respekton” ligjin e Norvegjisë, ose ndoshta ka zgjedhur vetë që të publikojë foto pa asnjë pikë “photoshopi”.

Ajo ka bashkëpunuar me një markë të rrobave të plazhit dhe ka pozuar me bi kini, duke i lënë të gjithë “gojëhapur”. Këngëtarja gjithnjë ka mbështetur vajzat që të mos kenë komplekse për format e tyre trupore.

Së fundmi ajo ka pozuar me bi kini ngjyrë vjollcë me printe portokalli, pa përdorur fotoshop për të sheshuar barkun apo rrumbullakosur format, shkruan “Page Six”.

Selena modeloi për këtë koleksion të rrobave të banjës të prodhuara nga mikesha e saj Theresa Mingus dhe partneri i saj i biznesit Morgan Brutocao për kompaninë e tyre, “La ’Mariette”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP