Si të kujdesemi për lëkurën gjatë verës? Ja disa këshilla nga dermatologët për të shmangur rrezet e forta të diellit

Në këto ditë të nxehta të gjithë duan të nxihen duke marrë rreze, por nga ana tjetër duhet të kujdesen për të mbrojtur lëkurën nga rrezet e forta të diellit.

Më poshtë po iu rendisim disa nga rregullat që duhet të ndjekim për të shmangur dëmtimin lëkurës nga dielli.

-Përdorni një hidratues para se të dilni

Për të lehtësuar rutinën e kujdesit të lëkurës, dermatologët rekomandojnë përdorimin e një hidratuesi të kombinuar me mbrojtësin e diellit gjatë verës. Një hidratues i lehtë me SPF prej 30 ose me i lartë mund të jetë i mjaftueshëm për shumicën e njerëzve.

Shpesh herë vërehet se hidratuesit meëtë trashë çojnë në bllokimin e poreve, inflamacion, dhe akne. Sidomos nëse keni akne aktive ose lëkurë të yndyrshme, duke zgjedhur një hidratues / SPF mund të ndihmojë në mbajtjen e pastër të lëkurës.

– Mbroni zonën e dekoltes

Në periudhën e verës përveç fytyrës është shumë e ekspozuar edhe pjesa e qafës dhe e dekoltes.

Edhe kjo pjese është gjithashtu e ndjeshme gjate ekspozimit ne diell dhe për ketë arsye edhe ajo ka nevoje për mbrojtje.

– Përdorni një serum me vitamine C të përqendruar

Vitamina C është e domosdoshme gjatë gjithë vitit, por më shumë e rëndësishme është në verë. Ajo ndihmon në parandalimin e hiperpigmentimit, në përmirësimin e shfaqjes së rrudhave të imta, dhe mund të ndihmojë në prodhimin e kolagjenit.

-Shkurtoni kohën e dushit

Midis stërvitjeve, ditëve të plazhit dhe verës shume prej nesh zgjedhin të bëjnë dush më shumë se një herë në ditë. Dermatologet rekomandojnë reduktimin e minutave në dush. Larja e shpeshte ose dushi me ujë të nxehtë mund të çoje në tharjen e lëkurës tuaj, duke çuar në inflamacion dhe madje në ekzemë.

-Sigurohuni një make up që nuk bllokon poret

Shikoni me kujdes etiketat e produktit tuaj kozmetik dhe mbajini vetëm ato që nuk janë komedogjene (që nuk bllokon poret). Sidomos gjate verës rekomandohet që fondatina të mos ketë përbërje që do të bllokojnë lëkurën tuaj. Kjo mund përfshijë opsione si një krem dielli pluhur, nje primer oil free dhe një fondatinë të lehtë.

-Qëndroni në hije

Të gjithë ekspertët rekomandojnë që pacientet të mbajnë syze dielli dhe kapele të gjëra, si dhe rroba që mbrojnë lëkurën nga dielli. Kjo nuk do të thotë që të vishesh me mëngë të gjata dhe këmishë në çdo moment, por kur jemi ne plazh, duhet te ekspozojmë sa me pak trupin ndaj rrezeve të forta të diellit. Është shumë e rëndësishme që të shmanget dielli i mesditës.

-Mos harroni të hidratoheni

Hidratimi është gjithmonë i rëndësishëm për lëkurën tonë, por akoma më tepër në verë. Konsumoni të paktën tetë gota uji në ditë, gjithashtu mund të ndihmojë lëkurën të shërohet pas një djegie nga dielli.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP