Mjeku Ilir Alimehmeti tregon shenjat që identifikojnë variantin “Delta” dhe jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti mbrëmjen e sotme ka folur në lidhje me variantin e ri të Covid “Delta”. Mjeku Alimehmeti ka thënë se ky variant është 40% më i transmetueshëm në krahasim me variantet e tjera, por edhe pse transmetueshmëria mbetet e lartë, simptomat e këtij varianti janë më të lehta dhe nuk ka vend për frikë dhe panik.

Ndër të tjera, mjeku ka thënë për Euroneës Albania se simptomat kryesore të variantit “Delta” janë dhimbje koke, dhimbje grykësh dhe rrjedhje sekrecionesh nga hundët. Gjithashtu, ai tha se personat që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës janë më të mbrojtur nga variantet e reja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP