Dje, kombëtarja e Anglisë arriti të fitojë kundër Danimarkës me rezultatin 2:1 në fazën e penaltive.
Si rrjedhojë, Anglia siguroi biletën për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Euro 2020, e cila do të mbahet ditën e dielë në Wembley Arena në Londër.
Epo, kjo fitore e Anglisë ka gëzuar shumë persona mes tyre edhe këngëtaren shqiptare, Dua Lipa e cila prej shumë vitesh jeton dhe punon në Angli.
Përmes disa postimeve në “Instagram”, Dua tregoi se e ndoqi të gjithë ndeshjen me miqtë e saj dhe nuk e fshehu gëzimin që ndjeu për fitoren e Anglisë.
Madje, madje si një tifoze e zjarrtë, Dua ishte veshur me ngjyrat e flamur anglez dhe kishte vizatuar simbolin e flamurit në dy faqet e saj.
“Po vjen në shtëpi”, shkroi ajo krah fotove, duke iu referuar sloganit të famshëm të britanikëve për rikthimin e trofeut të futbollit në Mbretërinë e Bashkuar, aty ku dhe ka lindur ky sport.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!