E rëndë/ Ishte duke pṙeṙë barin, 27-vjeçarja ῥërῥlàset ṭràğjiḳisht nga avioni

Një 27-vjeçare humbi tra gj ikisht jetën në një fushë aviacioni në Kanada në një aksident të frikshëm të ndodhur pasditen e së hënës. Ajo po priste barin kur u për plas për vde kje nga një avion i vogël, që po ulej në pistë.

E reja, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, po punonte pranë pistës së Saint Esprit, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

“Ajo që dimë është që gruaja ndodhej mbi një traktor duke prerë barin dhe kur avion ishte në ulje e goditi”, tha për CNN, Marc Tessier, një zëdhënës i bashkisë së Quebec.

27-vjeçarja punonte për një kompani që kujdesej për mirëmbajtjen e pistës së avionëve. Ajo u dërgua në spital menjëherë pas ngjarjes, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Ndërsa piloti i avionit nuk pësoi dë mtime, por u dërgua po ashtu në spital nga shoku.

Avioni ishte një model Nanchang CJ-6 dhe në krahët e tij të mund të dalloheshin dëmtimet nga përplasja. Avioni ishte privat dhe piloti ishte pronari i tij. Për ngjarjen autoritetet kanadeze kanë nisur hetimet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes