Një aksident është shënuar mesditën e sotme në autostradën Levan-Tepelenë.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, në afërsi të fshatit të Kashisht.
Sipas dyshimeve paraprake mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Në automjetin e përmbysur në kanalin anësor udhëtonte vetëm drejtuesi i mjetit, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila po heton për rrethanat e aksidentit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!