“Sot do festonte ditëlindjen, e futa në dhe”/ Babai i 29 vjeçares që humbi jetën 5 ditë pas lindjes shpërthen në lot

Familjarët e 29-vjeçares, Ardita Muça e cila humbi jetën 5 ditë pas lindjes së fëmijës së dyta akuzojnë mjekët e spitalit të Durrësit për fatin e saj tra gjik.

Ata e përshkruajnë Arditën si një vajzë të fortë dhe të shëndetshme. Ndërsa drejtësisë i bëjnë apel për vendosjen para përgjegjësisë së autorëve. Të afërmit e të ndjerës thonë se autoambulanca mbërriti me vonesë dhe nuk kishte mjetet e duhura për t’i ardhur në ndihmë vajzës.

Familjarët e 29-vjeçares kanë paditur në polici mjeken, Migena Prifti, që asistoi në lindjen e së ndjerës. Sipas tyre, mjekja ka bërë mjekim të pakujdesshëm dhe nuk ka injektuar hollues gjaku para lindjes.

Babai i të ndjerës ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se e kishte gocën si “kokrra e mollës”.

“Ka patur hemo rragji të brendshme, nga erdhi? Pse e nxorën nga spitali pas dy ditësh? Nuk më ka treguar gjë nëse ka patur shqetësime. Edhe kur ka dalë nga spitali e pyeta si je, mirë më tha. Kam dhimbje barku më ka thënë. I thashë shko në spital, e tha se do ikte pas dy ditësh edhe për të vizituar djalin”, tha zoti Hersi.

Ky i fundit shton se të nesërmen i ka ndërruar jetë e bija. Ai shton se si prind, mendon se përgjegjëse për vde kjen e saj është doktoresha.

“Nuk duhej të ma nxirrte gocën për dy ditë. Po të ishte fëmija i vet a do e nxirrte? Kurrë. Lek ka marrë, të gjitha i ka marrë. Unë bëj drejtësi vetë, por nuk dua. Dua që të mos i ndodhë dikujt tjetër ajo që i ndodhi vajzës sime. Ajo sot bënte 29 vjeçe, e në vend që të festoja ditëlindjen, e futa në dhe”, shpërthen në lot babai i së ndjerës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP