Teksa kolegët po diskutonin vendimin e rëndësishëm për çështjen e nxehtë të ditëve të fundit, deputetja shqiptare kapet duke fjetur në Kuvend

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është kapur në foto duke fjatur gjumë në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.

Teksa deputetët e tjerë po diskutonin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Matoshi është parë duke fjetur.

Pas dremitjes së deputetes, Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Votimi është bërë për secilin anëtar veç e veç.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP