Mund të përhapet dhe te njerëzit, epidemia misterioze po zhduk zogjtë në SHBA (Video)

Ka një epidemi të re në Shtetet e Bashkuara, këtë radhë tek zogjtë, dhe ekspertët nuk dinë të shpjegojnë shkaqet e saj.

Ndërsa bota po lufton me Covid 19, një tjetër sëmundje po bën që shumë specie zogjsh, kryesisht në Amerikën e Veriut, të preken prej saj e të ngordhin papritur. Në mbarë SHBA-në, njerëzit gjejnë zogj të ngordhur nëpër rrugë. Gjithçka nisi në muajin prill. Ornitologët thonë se zogjtë e prekur kanë sy të fryrë e probleme neurologjike që i bëjnë ata të humbasin ekuilibrin.

“Nuk është e pazakontë të shohësh zogj me probleme të syve”, tha Jim Monsma, themelues dhe drejtor i një qendre për mirëqenien e shpendëve në kryeqytetin amerikan. “Por unë dhe kolegët e mi e kuptuam shpejt se ajo me të cilën po përballeshim nuk ishte aspak një situatë normale. Bëhet fjalë për një epidemi të mirëfilltë”, tha ai, duke shtuar se shifrat e zogjve të infektuar janë alarmuese.

“Kemi bërë të gjithë analizat, por nuk kemi zbuluar asnjë sëmundje nga ato që njohim. Nuk dimë të themi se çfarë është kjo epidemi”, shtoi eksperti. Numri i lartë i zogjve të prekur i ka shqetësuar shumë shkencëtarët, që e pranojnë se mund të ekzistojë mundësia e transmetimit të kësaj sëmundjeje edhe tek njerëzit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes