Një zyrtar i Policisë së Kosovës, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është gjetur i vd ekur.
Trupi i pajetë i tij është gjetur në një fushë në fshatin Tupec të Prizrenit.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se i ndjeri ka pasur probleme me zemrën.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Vd ekjen e vik timës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dh unës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Gashi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!