Dashi; Ndonëse korriku nis në mënyrë interesante, duhet të bëni kujdes në datat 16, 29 dhe 30. Ju këshillohet një terapi për trupin, por duhet të tregoni pak qetësi, pasi u bë kohë që nuk kujdeseni mjaftueshëm për veten. Është e vështirë t’i keni të gjitha në kontroll kur jeni të lodhur.
Demi; Duhet të pushoni dhe të merrni veten. Telashet nuk kanë sosur të gjitha, por fatmirësisht jeni njerëz shumë të fortë. Do të gjeni sërish formën psikofizike nga data 23, pasi Venusi do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj.
Binjakët; Datat 26 dhe 28 mund të karakterizohen nga diskutimet e tepërta. Më mirë të mos i kundërviheni askujt në fund të korrikut. Lodhjen më së shumti e keni psikologjike, ndaj mundohuni të mos lodheni fizikisht.
Gaforrja; Duhet të shfrytëzoni ndikimin pozitiv të Hënës në datat 19 dhe 26. Humori do të vazhdojë të jetë i luhatur për shkak të çështjeve profesionale, por duhet thënë që kjo ju bën njëkohësisht edhe më tërheqës.
Luani; Për shkak të ndikimit të Uranit, do të keni ditë që do të jeni më emotivë, por edhe më të shpërqendruar. Java nga data 12-18 mund të karakterizohet nga lodhja dhe shqetësimet fizike. Mundohuni ta shkarkoni peshën e tepërt.
Virgjëresha; Meqë këtë muaj shtohet energjia, duhet edhe të qetësoheni pak. Marsi do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj më datë 29. Do të takoheni me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë. E ardhmja duket më e qetë. Kjo gjë ju ndihmon të jeni të qetë psikologjikisht.
Peshorja; Ndikimi i Marsit mund t’ju shkaktojë trazira dhe nervozizëm, ose edhe ndonjë problem shëndetësor, sidomos në datat 22 dhe 23. Gjithsesi, do ta merrni veten në fund të muajit.
Akrepi; Disa problematika familjare janë të pashmangshme dhe duhen përballuar me guxim. Data 12 do të karakterizohet nga lodhja fizike. Por nga data 22, deri më datë 29, ndikimi i Venusit në shenjën tuaj do të sjellë ndryshime pozitive.
Shigjetari; Pjesa e parë e muajit është më e favorshme se e dyta. Ndaj, nëse doni të filloni një kurë, mos ngurroni që ditën e parë të korrikut. Kontakti i vazhdueshëm me natyrën ju bën më të fortë. Tani është çasti i duhur për të rikuperuar formën fizike. Do të keni probleme të vogla fizike në datat 26 dhe 27.
Bricjapi; Ata që s’e përballuan mirë muajin e kaluar, tashmë do ta kenë më të lehtë. Bëni kujdes nga probleme të vogla për shkak të stresit, sidomos në datat 9 dhe 17. Mund t’ju shkaktojë lodhje fizike dëshira për të pasur gjithçka në kontroll.
Ujori; Duhet të mundoheni të shmangni shqetësimet që do t’ju shoqërojnë gjatë dy javëve të para të korrikut. Më pas, do ta merrni mirë veten fizikisht, madje do t’ju rikthehet një guxim që duhet shfrytëzuar. Duhet të provoni meditimin.
Peshqit; Ditët e fundit të korrikut karakterizohen nga lodhja, nervozizmi, paqëndrueshmëria, ndaj ju këshillohet pak kujdes deri në datën 22. Çdo iniciativë për shëndetin duhet programuar në pjesën e parë të muajit. Do të nervozoheni shpejt, ndaj mos u mundoni gjatë 10 ditëve të para të muajit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!