Duket se Papa Françesku është rikuperuar plotësisht pas ndërhyrjes kirurgjikale të dielën e kaluar në Gemelli.
Informacioni i fundit i dhënë nga zyra e shtypit e Vatikanit bën të ditur se Papa nuk ka më probleme shëndetësore dhe se ai festoi meshën dje. Më tej bëhet e ditur se të dielën e ardhshme Papa do të recitojë Angelus nga spitali.
Kujtojmë se një situatë e tillë i ka ndodhur edhe Papa Gjon Palit II i cili ka mbajtur një meshë të ngjashme nga spitali.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!