“Gruaja 50 vjeç nxjerr b*thën”, Ledina Çelo “kryqëzohet” nga ndjekësit pasi ekspozoi të pasmet me bikini: Vulgare, hajde i nxjerrim allatet sheshit (FOTO)

Vitet kalojnë por Ledina Çelo vazhdon të mbetet me linja fizike perfekte, të cilat çdo vajzë do të dëshironte t’i kishte. Dje, në “Instagramin” e këngëtares u publikuan disa foto mjaft seksi në të cilat shfaqej duke pozuar buzë detit, me flokë të lëshuara dhe e veshur me rroba banje.

Në disa prej fotove Ledina ka vënë në pah të pasmet e tonifikuara, mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë ndjekësve të cilët nuk kanë nguruar ta kritikojnë atë. “Ku po shkon kjo botë, gruaja 50 vjeçe nxjerr b*thën, më falni që po e quaj ashtu po kur s’ka turp ajo…”, shkruan njëri prej ndjekësve.

Ndërkohë një tjetër i komenton:

“E mirë je, po pse me b*thë? Nuk është aspak paragjykim se jemi me gjithë të mirat mes Europës dhe as mendjengushta, por ekspozimi dhe vulgariteti s’kanë lidhje sa mendje hapur je. Duhen disa rregulla në jetë, disa parime, që nesër fëmijët tanë të mos shikojnë b*thët tona dhe shokët e tyre të na mbajnë postera në dhomë. E dimë se si kanë ardhur kohët dhe pikërisht njerëzit që u rezistojnë tundimeve të shthurjes dhe këtyre akteve moderne, tregojnë karakter.

Këtë e lidh më shumë me moshën, sepse e re edhe e lëshon edhe gabon. Shpresoj mos e dh****. Jemi shqiptarë në fund të fundit, gjaku nuk bëhet ujë e me gjakun as mentaliteti sesi jemi rritur e me të figura e nënës. Nëse do donim t’i shikonim nënat tona kështu, atëherë hajde i nxjerrim allatet sheshit se i kemi të bukura dhe gjynah t’i mbajmë nën hije, gjynah t’i shikojë vetëm një burrë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes