TIRANË
Zbardhen detaje të reja nga aksioni në Ministrinë e Brendshme. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se deri më tani janë arr estuar tetë persona, ndërsa një është në “arr est shtëpie”.
Mes të dyshuarve është edhe drejtoresha e blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari. Siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Lala, bëhet fjalë për tenderin e uniformave që kap vlerën e 25 milionë eurove.
Deri më tani policia ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!