Teksa fituan një betejë, maturantët vazhdojnë lu ftën për testin e matematikës. Maturantët me anë të një peticioni online kërkojnë mosnjohjen e rezultateve të provimit por propozojnë që në konsideratë të merret vetëm mesatarja e gjimnazit.
Në të kundërt do t’i drejtohen gjykatës administrative. Ata vazhdojnë këmbëngulin se testi i matematikës ishte shumë i vështirë kur mangësitë kanë të qenë të shumta prej mësimit online e me orë të shkurtuara në kohë pandemie.
Edhe pse Ministria e Arsimit uli pragun e pikëve për çdo notë në 20%, numri i mbetësve në këtë provim shkoi në 3000.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!