Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rugor në Laç, ku një mjet është çarë në dysh nga trafikndarësja.
Siç shihet dhe në pamje, mjeti është ndarë në mes nga hekuri i trafikndarëses, ndërsa burime bëjnë me dije se shoferi është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se ai udhëtonte i vetëm, në momentin kur ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që i kanë dhënë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit, identiteto i të cilit nuk dihet ende, dhe pas mbërritjes së ambulancës është bërë transportimi i tij drejt Tiranës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!