Deri tani kishim parë tatuazh vetëm portretin e ish-kryeministrit Sali Berisha në krahun e ndonjë mbështetësi të zjarrtë të tij.
Kësaj here e ka radhën kryeministri Edi Rama që duket se do të jetë po aq jetëgjatë në politikë sa Berisha.
Një i ri ka bërë tatuazh fytyrën e tij në kurriz duke e reklamuar me po aq bujë sa fansat e Berishës.
Fotoja është shkëputur nga një qytetar në plazh dhe po bën xhiron në rrjetet sociale.
Portreti i ish-kryeministrit Sali Berisha është vendosur në kraharorin e Uljan Kolgjegjës, një i ri nga Tropoja dhe një admirues shumë i zjarrtë i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!