VIDEO/ Pak orë para finales së EURO 2020, tifozët e Anglisë rrihen me grushta me njëri-tjetrin

Angli-Itali është finalja e madhe e EURO 2020, me sfidën do të luhet në orën 21:00 në “Wembley”.

Vtëm pak orë para ndeshjes tifozët e Anglisë kanë pushtuar hyrjen e stadiumit. Të shumtë në numër, tifozët janë mbledhur para “Wembley”, teksa për disa momente situata ka dalë jashtë kontrollit.

Disa tifozë anglez janë përleshur me njëri-tjetrin me grushta dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmën. Finalja nuk ka nisur mirë për disa prej tifozëve, pasi mesa duket, birrat kanë filluar të japin efektin e tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP