“Euro2020” shihej si turneu u shpresës, më në fund anglezët realisht ëndërruan dhe besuan se ky ishte viti i duhur për të dhënë fund këngës së tyre gjysmë shekullore: “it’s coming home”. E prisnin prej vitesh edhe mediat për të ndryshuar më në fund titujt e të përditshmeve, e bënë diçka të tillë kundër Gjermanisë duke thyer mallkimin, por mendoi Italia për ti dhënë fund çdo skenari që parashikohej me fund të lumtur, kjo thjeshtë ishte drama e radhës, fundi i radhës i hidhur:
“Të dhëmb, por jemi kaq shumë krenarë për ju”, shkruan “Daily Express” në faqen e parë. “Zemërthyer! Anglia trime humbet me penallti por ata e bënë kombin krenar”, shkruan “Daily Mirror” në faqen e parë. “Oh jo përsëri! Përfundon ëndrra e Anglisë, mallkimi i penalltive godet përsëri, por luanët e Southgate bashkojnë kombin”, shkruan “Daily Mirror” në faqen e parë. Lot për heronjtë, luanët na bënë krenarë”, etj ishin disa nga titujt e të përditshmeve britanike që dukshëm ashtu si edhe tifozët shprehin qartë zhgënjimin e tyre për këtë shans të shpërdoruar për të rikthyer kupën në shtëpi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!