Dalin detajet, ja kush është mjeku i njohur që u gjet i pajetë në shelzong

Zbardhen detaje të rënda nga ngjarja e ndodhur sot në Radhimë të Vlorës, ku një 49-vjeçar u gjet pa shenja jete në shezlong. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se ka ndërruar jetë krejt papritur Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Korçës, Kujtim Shabani.

Burime zyrtare bëjnë me dije se vdekja e tij ka ardhur, për shkak të një ataku kardiak, teksa ishte me pushime së bashku me familjen e tij në Rradhimë. Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bluzave të bardha, ka qenë e pamundur të mbahej në jetë mjeku Kujtim Shabani, njeriu human, i cili prej shumë vitesh ju ka shërbyer qytetarëve korçarë dhe jo vetëm.

Prej gati dy vitesh, mjeku Kujtim Shabani ka trajtuar me profesionalizëm qindra e qindra qytetarë të juglindjes së vendit të infektuar me Covid-19. Falë aftësisë dhe trajtimit që mjeku ju ka bërë pacientëve me Covid-19, shumë prej tyre gëzojnë shëndet të plotë.

Me vd ekjen e mjekut Kujtim Shabani, Spitali i Korçës ka humbur një prej vlerave të mjekësisë, njeriun më human të bluzave të bardha. Korça ka humbur njeriun më të dashur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP