E rëndë në qytetin shqiptar, helmohen 900 banorë për të dytën herë brenda muajit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Deçan, Kosovë. Rreth 900 persona janë helmuar, ndërsa dyshohet se kjo mund të ketë ardhur nga uji i pijshëm.

Personat e helmuar janë dërguar në spital, ku po marrin trajtimin e duhur mjekësor, ndërsa 20 prej tyre janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Kryetari i Komunës thotë se kjo është hera e dytë brenda një muaji që ndodhin helmime dhe dyshon se kjo është e qëllimshme.

“Është hera e dytë brenda një muaj ditësh që po raportohet e njëjta skenë, e që na ka shti me supozu dhe me mëndu që këto edhe mund të jenë të qëllimshme. Le të jenë në kompetencë të Prokurorisë të Shtetit, të hetuesve të shtetit, të cilët tashmë po merren me këtë proces”, ka thënë ai.

Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes së rëndë ka reaguar presidentja, Vjosa Osmani, e cila ka iu ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë me urgjencë rastin.

“Pres nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e helmuar, si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve. Një hetim nga organet e drejtësisë është i domosdoshëm dhe duhet të trajtohet me urgjencë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP