I mori jetën kunatës së tij, nënës së 3 fëmijëve! Pse u refuzua dënimi maksimal për 48-vjeçarin shqiptar

Për vr asjen, muaj më parë, të kunatës, nënë e tre fëmijëve në Löhne në rrethin Herford, një 48-vjeçar, shtetas i Kosovës është dën uar me 13 vjet bu rg.

Dënimi i është shqiptuar për veprën penale vr asje tinëzare dhe ten tim vr a sjeje si dhe dë mtime të rrezikshme trupore, raporton Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA.

Gjykata e Landit në Bielefeld ka konstatuar në procesin gjyqësor të mbajtur të hënën se në dhjetor të vitit 2020 personi tashmë i dë nuar kishte që lluar për vde kje kunatën e tij 33-vjeçare në banesën e gruas së tij, e cila ishte ndarë nga ai.

Përveç kësaj, ai gjithashtu kishte që lluar edhhe vëllain e tij, transmeton albinfo.ch. Gjykata, krahas dënimit me 13 vjet bu rg ka urdhëruar gjithashtu që personi i sëmurë mendor të vendoset në një pavijon psikiatrik.

Personi në fjalë, i lindur në Kosovë, nuk ka marrë dënimin maksimal pasi është konstatuar se ka vepruar nën ndikimin e psikozës akute.

Kështu gjykata ka ndjekur masën e dënimit, të kërkuar nga prokurori publik.

Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm. Mbrojtja mund të kërkojë një rishikim të aktgjykimit nga Gjykata Federale e Drejtësisë në Karlsruhe.

Kryetari i trupit gjykues Christoph Meiring ka theksuar gjatë gjykimit se 48-vjeçari kishte sjellë shumë vuajtje dhe dhimbje në familjen e tij dhe të vëllait të tij, përcjell albinfo.ch. Sidoqoftë, sëmundja nuk e justifikon atë, ka thënë Meiring.

Su lmi në dhjetor 2020 qe paraprirë nga një konflikt familjar që kishte vazhduar një kohë të gjatë. I akuzuari kishte pas ushtruar dhu në ndaj vëllait dhe babait që në vitin 2010.

Më vonë ai vuante gjithnjë e më shumë nga një mani e pabazuar e kërc ënimit dhe helmimit nga gruaja e tij. Në vitin 2015 ai kishte go ditur pa ndonjë arsye gruan ndërsa po ngiste një makinë.

Ngrindja e fundit dhe largimi gruas ka ndodhur në pranverën e vitit 2020. Pas kësaj, 48-vjeçari ka vazhduar të ndjehej i kërc ënuar. Para aktit, ai ka thënë se duhej të përballej me një komplot nga familja dhe të afërmit e tij.

Gjatë aktit të vr asjes, sipas trupit gjykues, ishin zhvilluar skena dramatike me të shtëna drejt kunatës dhe vëllait të tij. Një plumb kishte go ditur edhe vetë të akuzuarin përpara se ai të neutralizohet

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP