E RËNDË/ Ndërron jetë 47 vjeçari, ra në kontakt me energjinë elektrike

Një 47 vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha”.

“Rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha” dyshohet se si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike ka humbur jetën shtetasi I. Xh., rreth 47 vjeç ( i cili vuante nga probleme të shendetit mendor)”, thotë policia.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP